Gatimi i makaronave duket si gjëja më e lehtë në botë – e qitni ujin në tenxhere që të vlojë, pastaj makaronat, zihen aq sa shkruan në paketim
E ndani në disa pjata, i hidhni salcën dhe darka është gati. E thjeshtë apo jo? Mirëpo e vërteta është diç më ndryshe dhe gabime në gatimin e këtij ushqimi italian ka shumë.
Këtu do t’i përmendim disa metoda, për të cilat italianët konsiderojnë që është bazë e çdo gjëje, ndërkaq për ne është risi, transmeton Telegrafi.
Këto pesë gjëra nuk duhet t’i bëni kur gatuani makarona!
1. Shtimi i vajit “që të mos ngjiten”
Kur shtoni vaj në ujë, e vetmja gjë që ndodh është që salca nuk do të ngjitet për makarona. E gjitha që ju nevojitet, në mënyrë që të jeni të sigurt që makaronat të mos ngjiten, është që të shikoni që në enë të ketë shumë ujë; që herë pas here ti përzieni dhe të jeni të sigurt që uji të vlojë para se të shtoni makaronat.
2. Mendimi që nuk na nevojitet shumë ujë është i gabueshëm
Në të vërtetë, ju nevojitet mjaft ujë. Zakonisht rekomandohet midis 4 dhe 6 litra ujë për 1 kg makarona. Kështu qulli rrallohet dhe do të shmangni që makaronat të ngjiten.
3. Mos prisni që uji të vlojë
Kur e shtoni për herë të parë apo gjatë zierjes, uji i vluar pengon që makaronat të ngjiten dhe ndihmon që makaronat të lirojnë aromat e veta më të mira.
4. Qitni kripë në ujin në të cilin zieni makaronat?
Shumica e njerëzve nuk konsideron që është e nevojshme që në ujë të hidhet kripë, sepse më vonë i hidhet kripa edhe makaronave apo salca e cila shtohet dhe ashtu arrihet efekti i njëjtë. Mirëpo, rreth kësaj italianët nuk do të pajtoheshin. Nëse nuk hidhni kripë në ujë, makaronat apo spagetat tuaja do të jenë të pashije dhe pa aroma, sepse shija nuk do t’u zhvillohet si duhet.
5. Shpëlarja e makaronave me ujë të ftohtë
Vërtet nuk ka nevojë ta bëni këtë, pos nëse nuk planifikoni t’i përdorni makaronat për sallatë të ftohtë. Në të kundërtën do të shpëlahet qulli dhe salca juaj nuk do të qëndrojë në makarona. /Telegrafi/