Ministrat e Jashtëm të vendeve të ekonomive më të mëdha të botës kanë dënuar “mizoritë e kryera nga forcat e armatosura ruse në Bucha dhe një numër qytetesh të tjera ukrainase”.
Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive dhe shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut, të kryera nga agresori në tokën ukrainase, thuhet në një deklaratë të G7 pas takimit të tyre sot në Bruksel, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
“Ne theksojmë se ata që janë përgjegjës për këto akte dhe mizori të urryera, duke përfshirë çdo sulm që synon civilët dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, do të mbahen përgjegjës dhe do të ndiqen penalisht”, thekson deklarata.
Duke nënvizuar “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, ministrat e Jashtëm theksuan rëndësinë e “rritjes së mëtejshme të presionit ekonomik” ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë.
“Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, G7 do të mbajë dhe rrisë presionin ndaj Rusisë duke vendosur masa të koordinuara shtesë kufizuese për të penguar efektivisht aftësitë ruse për të vazhduar agresionin kundër Ukrainës”, vijon G7.
“Ne do të punojmë së bashku për të ndaluar çdo përpjekje për të anashkaluar sanksionet ose për të ndihmuar Rusinë me mjete të tjera. Ne po ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të përshpejtuar planet për të reduktuar varësinë tonë nga energjia ruse dhe do të punojmë së bashku për këtë qëllim”, përfundon deklarata. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025