Armando Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme si futbollist.

Por pak njerëz e dinë se një futbollist shqiptar në dy ndeshje ka pasur punë jo të leht të ruajë, legjendën e futbollit, tani më në amshim Armando Diego Maradonan.


Këtë rrëfim na e sjell gazetari Driton Latifi, i cili shkruan për futbollistin Mehmet Durakovic (Duraku).

Duraku ka lindur në Podgoricë nga familje shqiptare që u detyrua herët në fëmijëri se bashku me familjen të emigrojë në fund të botës, në Australi.

127623924 10157756841669849 767325634082204741 n

Mbrojtësi ka luajtur 64 herë për Australinë dhe në dy ndeshje kualifikuese për botërorin “SHBA 1994”, kur Argjentina si ekipi i pestë nga kontinenti i vet po kërkonte kualifikimin, aty ndodhi edhe dueli mesi Durakut dhe Maradonës.

Takimi i pare ka përfunduar 1-1 në Sydney (Duraku ishte akter në golin e australianëve) dhe 1:0 në Buenos Aires në vitin 1993.

Durakoviq sot 55 vjeçar është trajner i futbollit në Malajzi me ekipin e Perak.

1 468 832 1 85  News Mehmet photo

Latifi kujton që ka pasur edhe intervistë me Durakoviqin, dhe atë fal legjendës së Prishtinës, Fadil Muriqit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app