Audi ka kërkuar nga yjet e Barcelonës që t'i kthejnë veturat që ua kishte dhënë në shërbim, duke qenë se ka përfunduar marrëveshja e sponsorimit të klubit spanjoll nga prodhuesi i madh i automjeteve.

Në vitin e kaluar, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij kanë mundur ta zgjedhin cilëndo model nga veturat e brendit gjerman, pasi kishin arritur marrëveshje partneriteti me Blaugranët.

lionels Lionel Messi me Audi RS 6 Avant (Foto: News Group Newspapers)

Asokohe superylli argjentinas kishte zgjedhur një Audi RS 6 Avant (në vlerë prej 145.000 euro), derisa Ivan Rakitic kishte marrë një Audi Q7 (që kushtonte 72.000 euro).


 Modelet dhe çmimet e veturave që i kishin zgjedhur yjet e Barcelonës:

Marc-Andre ter Stegen - Audi SQ5 TFSI (80.000 euro)Nelson Semedo - Audi Q7 Carrara (83.000 euro)Gerard Pique - Audi RS 6 Avant (142.000 euro)Ivan Rakitic - Audi Q7 (72.500 euro)Sergio Busquets - Audi R8 Coupe V10 (215.000 euro)Luis Suarez - Audi RS 6 Avant (145.000 euro)Lionel Messi - Audi RS 6 Avant (145.000 euro)Ousmane Dembele - Audi RS3 Sportback (62.500 euro)Philippe Coutinho - Audi Q7 3.0 TDI (72.500 euro)Jordi Alba - Audi Q7 (72.500 euro)Sergi Roberto - Audi RS3 Sportback (62.500 euro)Samuel Umtiti - Audi RS3 Sportback (62.500 euro)Ernesto Valverde - Audi Q7 e-tron quattro (72.500 euro)


Mirëpo, tani, sipas AS, pas përfundimit të marrëveshjes më 30 qershor, Audi i ka kërkuar prapa veturat. Futbollistët kanë tri javë kohë që t'i kthejnë automjetet, të cilat i kishin përdorur për të shkuar në stërvitje, si edhe për vozitje të përditshme.

ivan Ivan Rakitic me Audi Q7 (Foto: News Group Newspapers)

Në këtë mënyrë, përfundon bashkëpunimi 13-vjeçar i klubit katalunas me gjigantin gjerman të automjeteve, i cili ka pasur marrëveshje edhe me klubet, si Real Madrid dhe Bayern Munich.

Veturën më të shtrenjtë e ka pasur Sergio Busquets, i cili kishte zgjedhur Audi R8 Coupe V10 plus (në vlerë prej 215.000 euro). /Telegrafi/

suarez Luis Suarez me Audi RS 6 Avant (Foto: News Group Newspapers)

telegrafi sport app