Nuk duhet të na vijë si befasi, fakti që Turqia pësoi një grusht shteti ushtarak, pasi ushtria turke e ka bërë edhe disa herë në të shkuarën për të ruajtur demokracinë dhe parimet e Ataturkut.
Por është edhe një fakt tjetër për t’u nënvizuar.
Ushtria turke është ndër ushtritë më të fuqishme në botë, ku rivalizon me SHBA-të, Rusinë dhe Gjermaninë.
Buxheti i mbrojtjes së këtij vendi është 18.02 miliardë dollarë. Madhësia e ushtrisë së saj, përfshirë trupat e rregullta dhe ato rezervë është mbi 410.000. Turqia numëron 1,020 aeroplanë, 3,778 tanke, 13 nëndetëse, ndërsa forcat e saj tokësore kanë një arsenal prej 16.000 armësh të llojeve të ndryshme, transmeton Tirana Observer.
Turqia ka pajisjet më të mira ushtarake, përfshirë disa të sjella nga SHBA-ja, si dhe shumicën që i prodhon vetë si shtet. Ja disa nga mjetet ushtarake më të fuqishme turke.
1- Avioni F-16. Turqia ka rreth 300 të tillë që i ka ndërtuar me licencën e SHBA-ve. F-16 është shtyllë e Forcave Ajrore të SHBA.
2 – IAI Heron i bërë nga izraelitët është përdorur nga Forcat Mbrojtëse Izraelite në Rripin e Gazas. Turqia ka bërë 10 të tillë, me motorrë më të fortë dhe pajisje luftarake turke.
3 – Në Turqi operojnë edhe 3 dronë MQ-1 Predator, të bëra në SHBA. Kur pajisen me raketa Hellfier, këto drone mund të kapin targetët e tyre edhe në vende të fshehura.
4 – “Black Hawk” është një helikopter ushtarak i projektuar nga amerikanët dhe përdoret edhe nga vetë ushtria amerikane. Turqia kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje për të marrë 115 helikopterë të tillë të modifikuar.
5 – “Panter” është një armë toke e fuqishme e prodhuar nga vetë Turqia. Ajo ka një gamë prej 25 miljesh.
6 – Sistemi i raketave MGM, i projektuar nga amerikanët është i aftë të godasë objektivat e saj deri në 100 milje largësi. Turqia ka 100 të tillë.
7 – Ushtria turke me shumë krenari prezantoi tankun “Altay” këtë vit. “Altay” është i prodhuar nga kompania turke Otokar, e cila është e njohur për prodhimin e autobuzëve.
8 – Turqia gjithashtu ka helikopterin e vet raketalëshues “Mizrak-U”. Raketat e komanduara mund të arrijnë në një largësi deri në 5 milje.
9 – BMC Kirpi është një tjetër pajisje ushtarake e prodhuar nga vetë turqit. Ushtria turke ka 600 të tilla. “Kirpi” do të thotë iriq në turqisht.
10 – Turqia është në procesin e pajisjes së ushtarëve të saj me gjysmë milioni pushkë të reja. Arma turke është prjektuar në këto 6 vite për t’iu përshtatur klimës dhe terrenit ku ushtarët turq operojnë.
11 – Anijet ADA të projektuara dhe të ndërtuara nga turqit janë të pajisura për të luftuar me çdo gjë, nga nëndetëset deri tek avionë. Turqia ka 2 të tilla, dhe ka në plan të ndërtojë 10 të tjera.
12 – Flota turke gjithashtu ka 13 nëndetëse gjermane të tipit “209”. Secila është e pajisur me 14 gjuajtëse dhe raketa detare, duke bërë që Turqia të mbetet një forcë që duhet llogaritur në det.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze