Fuqia çudibërëse e lëngut të brokolit: Si ta përdorni për të kuruar prostatën për tre javë

Prostata është një gjëndër e vogël, në madhësinë e arrës, e pozicionuar përballë pjesës së fundit të zorrës së trashë dhe poshtë fshikëzës së urinës, duke rrethuar kanalin e urinës (uretra)
Me kalimin e viteve kjo gjëndër ka tendencë të rritet e për pasojë çon në shfaqjen e problemeve të tilla si: inflamacion të prostatës, urinim të shpeshtë sidomos gjatë natës, dhimbje në zonën e poshtme të shpinës, zmadhimi të prostatës (njohur ndryshe hipertrofia beninje e prostatës), etj.
Parandalimi është rruga më e lehtë dhe e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Prandaj, për të zbuluar prezencën e kancerit në prostatë, mjekët rekomandojnë fillimisht kryerjen e një testi gjaku të quajtur PSA.
Megjithatë një rol shumë të rëndësishëm luan edhe ushqyerja e shëndetshme. Living ju propozon sot një program 3 javor për të trajtuar në mënyrë sa më natyrale problemet me prostatën, ku përbërësi çudibërës është brokoli.
Në mbrëmje 250 – 500 gr brokoli të freskët, prijeni në copa të vogla dhe e fusni në një enë me 1 litër ujë, i cili sa ka filluar të vlojë.
Lëreni të ziejë brokolin për 4-5 minuta. Lëngun e zier nga brokoli e kulloni dhe fusni në frigorifer, në shishe xhami, që të ftohet.
Të nesërmen në mëngjes, 20 minuta para se ta hani mëngjesin, pini 0.5 l dhe pjesën tjetër prej 0.5 l, pijeni 20 minuta para se të hani darkën!
Brokolin e zier edhe mund ta hidhni, por mirë është që ta përdorni për supë, ose ta hani me perime tjera si ushqim.
– Pjesa e parë, për 7 ditë duhet të pini nga 1 litër lëng brokoli, i përgatitur si më lart, pastaj bëni 3 ditë pauzë!
– Pjesa e dytë, prapë për 7 ditë tjera pihet çdo ditë nga 1 litër nga ky ujë i zier me brokoli dhe prapë bëni pauzë për 3 ditë!
– Pjesa e tretë dhe e fundit, prapë pihet çdo ditë nga 1 litër nga ky ujë i zier me brokoli dhe pas 7 ditësh, kryhet kura! /Telegrafi/



















































