Fundoset anija “Royal Macedonia”

Anija “Royal Macedonia”, e para nga tre anijet në lumin Vardar është fundosur deri në gjysmë në ujërat e Vardarit, njofton 24vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Reshjet e mëdha të mbrëmshme kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumit Vardar, për të cilën arsye është fundosur anija deri te qasja e parë për hyrje.
Anija “Royal Macedonia” është e para nga tre anijet e cila u vu në funksion para dy vitesh, ndërsa funksionon si restorant - kafene, dhe gjendet në anën e majtë të urës së gurit në Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































