LAJMI I FUNDIT:

Fundjava me shi në Kosovë

Fundjava me shi në Kosovë

Fundjava me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu. Në fillim të javës së ardhshme më ftohtë dhe me shi.

Një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë gjatë ditës së diel mbi rajonin tonë, duke favorizuar mot të paqëndrueshëm me vransira dhe reshje shiu ditëve të fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme.
Nga dita e hënë masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të zbresin edhe mbi vendin tonë, duke sjellë mot më të ftohtë ditëve të para të javës së ardhshme. Mirëpo, në pjesën e dytë të javës, sipas parashikimeve të fundit, nga Afrika veriore do të shtrihen masa më të ngrohta ajrore që pritet të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

4.05 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
5.05 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.
6.05-7.05 – Më ftohtë. Të hënën kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, e gjatë ditës me mundësi edhe për bubullima. Ditën e martë, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
8.05 – Në mëngjes ftohtë. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.


Temperaturat e ajrit në fundjavës do të sillen rreth vlerave mesatare, e në fillim të javës do të pësojnë rënie të theksuar nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e në fillim të javës mund të zbresin edhe deri në 2C. Maksimalet gradualisht do të zbresin nga 20C, të shtunën, deri në 12C në fillim të javës së ardhshme.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori