Një koncert i madh në një vend të Evropës, me muzikë të mirë e mijëra shikues, sillet në mendjen e Engji Sadës.
Studentja 18 vjeçe e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ka pasur rast, deri më tash, të vizitojë Vjenën e Austrisë.
Me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, thotë se mezi pret të bëjë plane udhëtimi me miken e saj të ngushtë.
“Do të na duhet të mendojmë për një koncert që do ta pëlqejmë të dyja”, thotë ajo dhe përmend Francën si destinacion të parë të dëshiruar.
Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe assesi për qëllime punësimi.
Në vitin e katërt të studimeve për grafikë, Fatjona Hajdaraj thotë se nuk ka udhëtuar kurrë në ndonjë vend të BE-së. “Procedurat e komplikuara” të aplikimit për vizë e kanë stepur.
Teksa del nga ndërtesa e Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe i përgjigjet pyetjes së Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se Italia dhe Greqia, me kulturat e tyre të lashta, i ngjallin kërshëri.
“Do të doja të vizitoja galeri e teatro”, thotë Fatjona.
Kolegu i saj në fakultet, Liburnit Musliaj, ka ndarë në mendje Zvicrën dhe Gjermaninë.
“Atje është i zhvilluar dizajni si industri… është shumë mirë të eksplorohen vendet e tjera në Evropë”, thotë studenti i dizajnit të komunikimit.
Udhëtimet pa viza mund të shërbejnë edhe për takime biznesi apo programe studimesh, por periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh.
Këtë tashmë e ka në mendje Rilind Berisha, i cili ëndërron të udhëtojë në Tubingen të Gjermanisë.
I njohur si qytet tradicional universitar, ai gjendet në landin Baden-Vurtemberg. Sipas disa publikimeve në internet, qyteti ka rreth 90.000 banorë dhe një në tre prej tyre është student.
“Kam dëshirë të shoh se si studiohet atje, si është jeta studentore… Në Tubingen e kam edhe një të afërm”, thotë Rilindi, vetë student i Farmacisë.
Kolegia e tij, Floriza Qerimi, e cila vjen nga qyteti i Gjilanit dhe nuk ka vizituar kurrë ndonjë vend të BE-së, ka po ashtu plane udhëtimi në vitin 2024 e përtej.
Italia, Zvicra, Gjermania, Holanda… nuk ka zgjedhur ende se ku do të jetë ndalesa e saj e parë, porse mezi pret “të shohë kultura të reja e të provojë ushqime të reja”.
Më pak i vendosur duket Naron Bllaca – edhe pse i gëzuar për lirinë e lëvizjes.
“Austrinë ndoshta do ta vizitoja… Vendet skandinave më duken po ashtu interesante”, thotë studenti i Stomatologjisë.
Përveç lirisë së lëvizjes, të gjithë këta udhëtarë të ardhshëm kanë edhe një brengë të përbashkët: financimin e udhëtimeve.
Disa thonë se do t’u duhet të kursejnë shumë, e të tjerët shpresojnë në pak ndihmë nga prindërit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç është 19 për qind.
Paga mesatare në vend është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro dhe është më e ulëta në Evropë.
Me 1.7 milion banorë, Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në kontinent: mosha mesatare – sipas regjistrimit të fundit më 2011 – është 30.2 vjeç.
Ka pasur shqetësime se me liberalizimin e vizave, mund të rritet emigrimi i paligjshëm i popullsisë, sidomos i fuqisë punëtore.
Por, rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Schengen deri në pesë vjet.
Abuzime janë qëndrimi më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajsh në Schengen, punësimi pa leje, përfshirja në veprimtari kriminale e të tjera.
Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.
Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë gëzuar këtë të drejtë nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.
Komisioni Evropian ka rekomanduar qysh në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtorët greviste kërkojnë pagat gjatë grevës

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës