Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive, duke marrë një fitore më të lehtë sesa mendohej në udhëtim te Fulhami.
Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga John Stones (47’), Gabriel Jesus (56’) dhe Sergio Aguero (60’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i mysafirëve, Joao Cancelo, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Joachim Andersen që u notua me 5.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/