LAJMI I FUNDIT:

Füle: Propozimi për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk është harruar

Füle: Propozimi për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk është harruar

Propozimi im kur isha eurokomisar për zgjerim, për bisedime paralele për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe bisedime me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk është harruar, tha sot Štefan Füle, paraardhësi i Johannes Hahn në Komisionin Evropian në debatin “Ballkani: Rritja e marrëdhënieve në rrugën drejt BE-së” në organizim të JQ-së “Miqtë e Evropës” në Bruksel, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga kryeqendra evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Füle, i cili për momentin është Përfaqësues i posaçëm i OSBE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor, kur ai e ka dhënë këtë propozim si komisar për zgjerim në vitin 2012, nuk ka marrë mbështetje të Këshillit Evropian nga disa vende anëtare.

“Ky propozim nuk është harruar dhe hequr anash. Thjesht, atëherë nuk mora mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për atë të a.q rrugë të dyfishtë të negociatave. Por, e kuptova se ai është në xhepin e prapmë të politikanëve dhe shpresoj se kur do të jetë situata e mirë në terrenin në vend, kjo është mënyrë si të qasen në këtë çështje”, deklaroi Füle. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori