LAJMI I FUNDIT:

Ftoheni të bashkoheni në ngjarjen bamirëse “Shpëto Jetë” në Zurich!

Ftoheni të bashkoheni në ngjarjen bamirëse “Shpëto Jetë” në Zurich!

Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 4-të të mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë”, në Zurich.

Meqenëse, dy vitet e fundit ne i kemi anuluar të gjitha ngjarjet tona për ngritje të fondeve në vend e diasporë në mënyrë që të mos e rrezikojmë shëndetin e askujt, nevoja për mbështetje financiare për fondacionin tonë është e domosdoshme dhe më e rëndësishme se asnjëherë më parë.

Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” do të mbahet me datë 05 Maj duke filluar nga ora 19:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Zurich, ku do të shoqëroheni nën tingujt e trios së mirënjohur “Don’t listen to your neighbors”.


Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat esenciale në spitalet tona me pajisje mjekësore dhe medikamente të cilat shpëtojnë jetët e nënave dhe fëmijëve.

Përveç dhurimit të donacioneve, mbrëmja përfshin: darkë, muzikë live, rrjetëzim me komunitetin shqiptar, dhe ankand të qetë me punime nga artistët e Kosovës.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në mbështetjen e misionit tonë drejt përmirësimit të shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve në Kosovë.

Thirrja për mbështetje dhe sponzorë është ende e hapur dhe kompanitë apo individët të cilët dëshirojnë të bëhen sponzorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes bamirëse “Shpëto Jetë” mund të kontaktojnë në email adresën: info@amchealth.org për të pranuar pakot tona të sponzorizimit të ngjarjes.

Për pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ngjarjes, mund t’i blejnë biletat në këtë vegëz: https://bit.ly/3JgdyRJ

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori