LAJMI I FUNDIT:

Ftesa e liderëve të UÇK nga Gjykata Speciale, më në fund reagon edhe Edi Rama

Ftesa e liderëve të UÇK nga Gjykata Speciale, më në fund reagon edhe Edi Rama

Një ditë pasi kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje dhe ka konfirmuar se ka marr ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama, pa përmendur Ramush Haradinajn, shkruan se ftesa për protagonistët e UÇK është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.


Një ditë më parë kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen pas kësaj ftese, ndërsa mëngjesin e sotëm ishte ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi që njoftoi se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale. Ndërsa dje ftesë për Speciale ka marrë edhe këshilltari i Presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori