LAJMI I FUNDIT:

FSHF konfirmon emrat e trajnerëve të skuadrave të moshave të reja

FSHF konfirmon emrat e trajnerëve të skuadrave të moshave të reja
(Foto: fshf.org)

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave të reja.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.


Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas.

Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.

Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në pesë ekipet e tjera.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

La Liga
Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori