Emigrantët e paligjshëm shqiptarë janë bërë sërish temë e mediave britanike. Kanë qenë disa selfie të postuara në Facebook ato që kanë krijuar ‘zhurmën’ për këtë çështje, duke ilustruar me foto shtrirjen e emigracionit të paligjshëm shqiptar në Britani. Fotot e të rinjve të fshehur në kamionë janë ngarkuar në rrjet me hashtagun “shqiptarët në Londër”, së bashku me titullin: ‘Në rrugë.’ Imazhe të tjera paraqesin letërnjoftime të rreme dhe mënyra për të rezervuar një vend me anë të kontrabandistëve zbulojnë se si bandat e trafikantëve të njerëzve veprojnë duke ‘rekrutuar’ njerëz në mediat sociale.
Nga ana tjetër, disa janë të detyruar të punojnë si transportues droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia i përshkroi kohët e fundit si ‘më të pamëshirshmet që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’. Imazhet në tre faqet e Facebook tregojnë se të rinjtë shqiptarë festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe duke dalë foto me flamurin shqiptar, selfiet e adoleshentëve shqiptarë janë publikuar në faqe të cilat arrijnë deri 60,000 ndjekës.
Në një foto duket se një burrë në një furgon dhe është titulluar ‘Me shpresë të Zotit, do të jem në Angli nga Viti i Ri’. Një tjetër foto tregon një rresht të të rinjve që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, që duket se është modifikuar me tuba frymëmarrjeje për tu dhënë ajër të pastër. Foto të tjera sugjerojnë se kushton 8,000 funte për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni ose 3,000 funte për t’u fshehur në shasi. Të rinjtë shpeshherë duken duke bërë me duar shqiponjën me dy koka, simbol i flamurit shqiptar.
Shqiptarët vitin e kaluar përbënin numrin e dytë më të madh të fëmijëve të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani, me më shumë aplikantë sesa nga Siria e shkatërruar nga lufta. Shumica e të miturve të pashoqëruar janë emigrantë ekonomikë, disa prej të cilëve pretendojnë se janë rrahur nga prindërit e tyre ose thonë se janë viktima të gjakmarrjes për të rritur pretendimet e tyre për azil. Por, kur pretendimet e tyre refuzohen, shumë prej tyre shuhen nga kujdesi birësues i financuar nga shteti dhe janë të detyruar të punojnë për “bandat e skllevërve” për të paguar borxhet e mëdha, të cilat arrijnë deri në 12,000 funte për udhëtim, bëjnë me dije zyrtarët shqiptarë.
Ndërkohë, në një fshat në Shqipëri, i quajtur Krumë, pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar tashmë në Britani. ‘Daily Mail’ e vizitoi këtë fshat ku banorët folën për dërgimin e fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë, sepse aty nuk kishte “asnjë të ardhme për ta”.
Flamur Dauti, një drejtor shkolle në fshatin Krumë, tha se faqet e Facebookut po nxisnin një premtim të rremë. Banorët aty tallën gjithashtu ambasadorin britanik në Shqipëri, Duncan Norman, i cili e ka vizituar zonën dhe ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në mënyrë ilegale në Britani të Madhe duhet të kthehen në shtëpi. Ata e quanin hipokrit sepse ‘ai do të bënte të njëjtën gjë për fëmijët e tij’ nëse nuk jetonte në luks.
Sipas ministrisë së Emigracionin, Ligjit dhe sigurisë, vitin e kaluar ishin 407 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar që udhëtonin vetëm dhe që kërkuan azil në Britani të Madhe. Vetëm Afganistani kishte një numër më të lartë se shqiptarët. Nga ana tjetër, zyrtarët e arsimit në krahinën lokale të Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet vitit 2013 dhe 2016, ku shumica prejt tyre prej shkakut se u përpoqën të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, zëvendësministre e punëve të Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se Britania po tregohet e butë me emigrantët e paligjshëm, duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë që të përpiqen të hyjnë në Britani të Madhe. Voda tha se Britania duhet të veprojë më shpejt për të dërguar në shtëpi personat nën moshën 18 vjeçare të pashoqëruar të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania. Dështimi për ta bërë këtë është ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar një destinacion ‘më tërheqës’ për adoleshentët, paralajmëroi ajo.
Voda shtoi: “Këta fëmijë nuk trafikohen në Britani kundër vullnetit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e rrugës nga prindërit dhe të afërmit e tyre. Ata e bëjnë këtë për arsye ekonomike. Arsyeja që kaq shumë shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në vend të Gjermanisë apo Francës ose Holandës është që këto vende bëjnë shumë më tepër për t’i dëbuar më herët. Në Britani kjo nuk është kështu dhe kjo e bën këtë vend më tërheqës për ta.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame