Oprah Winfrey ka bërë një seancë ushtrimesh në palestër me sportistin dhe aktorin e njohur, Dëayne 'The Rock' Johnson. 66-vjeçarja dhe 47-vjeçari e kanë publikuar një video të shkurtër në Instagram, nga momenti i arritjes dhe gjatë kohës së stërvitjeve të përbashkëta. E gjitha kjo ishte si pjesë e turneut kombëtar të Oprah në bashkëpunim me ‘Weight Watchers’, si edhe për fansat e ‘The Rock's Athleticon’

Për më shumë, këtë seancë ushtrimesh, ata e kanë bërë para evenimentit të madh në SHBA, të njohur si Super Bowl. Të dielën, miliona shikues do të mund ta shohin yllin e “Fast & Furious” duke prezantuar Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers para duelit të Super Bowl. /Telegrafi/

therock1 Dwayne 'The Rock' Johnson dhe Oprah Winfrey (Foto: Screenshot/Instagram/therock)

therock2 Dwayne 'The Rock' Johnson dhe Oprah Winfrey (Foto: Screenshot/Instagram/therock)