Frutex i gëzon fëmijët me rreth 1500 dhurata

Kompania FRUTEX, i cila merret me prodhimin e pijeve energjike “Golden Eagle” dhe lëngjeve“Relax”, edhe këtë viti ka filluar të shpërndaj dhurata për fëmijët, në disa qytete të Kosovës.
Iniciativa e nisur para disa viteve për shpërndarjen dhuratave për fundvit, tashmë është bërë traditë nga kjo kompani.
Të martën kompania ka filluar shpërndarjen e dhuratave në qytetin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, për të vazhduar me Suharekë, Mitrovicë, Prishtinë, Vushtri, Ferizaj dhe Gjilan.
Këtë vit, kompania “Frutex” ka vendosur të shpërndaj rreth 1500 dhurata për fëmijë ku ka zgjedhur disa shkolla, kopshte dhe organizata të ndryshme, që merren me kujdesin e fëmijëve.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































