LAJMI I FUNDIT:

Frikë se vizat nuk do të jenë në agjendë të BE-së

Frikë se vizat nuk do të jenë në agjendë të BE-së

Si duket liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë në rendin e ditës të takimit të muajit të ardhshëm të ministrave të shteteve anëtare të BE’së.

Çështja e liberalizimit të vizave nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë të Bashkimit Evropian që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Kjo është thënë nga burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.


Sipas këtij burimi diplomatik i një vendi anëtar të bllokut evropian në Bruksel tha për dtt-net.com se në projekt-rendin e ditës të takimit të 6 dhe 7 dhjetorit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk figuron.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë për lajmi.net se janë duke kërkuar nga presidenca austriake futjen në agjendë të liberalizimit të vizave.

Po ashtu Hoxha sqaron se para se të futet në Agjende të Këshillit të Ministrave, çështja duhet të kalojë në nivelin COREPER, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare në nivel të ambasadoreve permanent në Bruksel.

Sipas saj, vendosja në agjende duhet të bëhet njëherë në COREPER, të votohet aty, dhe pastaj mund të kalojë në Këshillin e Ministrave.

“Çështja e futjes në agjende të liberalizimit të vizave është diçka çka ne jemi duke kërkuar nga presidenca austriake. Mirëpo para se të futet në Agjende të Këshillit të ministrave, çështja duhet të kaloi në nivelin COREPER, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare në nivel ambasadoreve permanent në Bruksel. Pra vendosja në agjende duhet të bëhet njëherë ne COREPER, të votohet aty, dhe pastaj mund të kaloje në Këshillin e Ministrave. Ne në vazhdimësi po kërkojmë që të futet në agjende nga presidenca austriake”, ka thënë ministrja Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori