LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 2° partlycloudy_night

Frikë dhe rrezik në sheshin e Gjilanit, qytetarët në siklet nga qentë endacakë

Frikë dhe rrezik në sheshin e Gjilanit, qytetarët në siklet nga qentë endacakë

Në shumë qytete të Kosovës, përfshirë Gjilanin, qentë endacak mbeten një sfidë e vazhdueshme e komunitetit, derisa shumë qytetarë kanë adresuar shqetësimet e tyre në lidhje me këtë problematikë.

Rritja e numrit të qenve endacakë është shqetësuese për banorët e qytetit, ku në disa raste, qentë përfshihen në grupe, të cilët jo vetëm që trembin qytetarët, por ndonjëherë përfundojnë duke sulmuar kalimtarët e rastit.

Një rast të tillë, Telegrafi e sjell edhe me pamje, ku sot në sheshin e qytetit të Gjilanit janë parë një turmë e madhe e qenve dhe si rrjedhojë shumë qytetarë u larguan nga frika për ndonjë sulm të mundshëm.


Gjithashtu, Telegrafi pati raportuar edhe për një rast sulmi të një qytetareje nga Gjilani, e cila vijon të thotë se në atë moment ajo çka përjetoi ajo ishte tramautike.

Vlen të theksohet se prania e qenve endacak ngre edhe çështje të shëndetit publik.

Këta qen, shpesh të paushqyer dhe të pavaksinuar, janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që mund të përhapen lehtë në komunitet.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka ndarë 50 mijë euro për trajtimin e qenve endacak, mirëpo ende nuk ka ndonjë planë veprimi nga ana e komunës për të ulur numrin e qenve në rrugë në mënyrë efektive./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori