LAJMI I FUNDIT:

Frika në Evropë, “blindohen” tregjet e Krishtlindjes

Frika në Evropë, “blindohen” tregjet e Krishtlindjes

Sulmi në tregun e Krishtlindjes, në Berlin, riktheu hijen e frikës në Evropë, duke eklipsuar atmosferën festive të fundvitit. Aparatet e sigurisë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë në zonat me grumbullime njerëzish, e veçanërisht në tregjet e Krishtlindjes.

“Scotland Yard” në Britaninë e Madhe njoftoi se do të zbatonte plane të reja të detajuara për mbrojtjen e njerëzve gjatë aktiviteteve publike. Forcat e rendit në Angli po përgatiten edhe kundër kërcënimit të një mjeti të rëndë, që mund të përplasë turmën me shpejtësi të lartë. Niveli i alarmit në Britaninë e Madhe mbetet i rëndë, me probabilitet të lartë për sulm terrorist.

Alarmi vazhdon të jetë i lartë edhe në Francë, siç bëri të ditur presidenti francez François Hollande.


“Do të bëjmë të pamundurën për të siguruar të gjitha zonat, përfshirë tregjet e Krishtlindjes. Lufta kundër terrorizmit na përfshin të gjithëve”, tha ai.

Tregu i Krishtlindjes në “Champs-Elysees” u rihap si zakonisht paraditen e së martës, vetëm se me një numër të madh efektivësh që patrullonin rrugën dhe postblloqe në hyrje të tij. Francezët e kanë ende të freskët tmerrin që shkaktoi sulmi me kamion në ditën e Bastijes, në Nice. Ministri i Brendshëm francez u bëri thirrje qytetarëve të dalin nëpër rrugë e të festojnë, duke i siguruar se po bënin gjithçka për të parandaluar sulme të mundshme. Kjo duket se ka qetësuar disi banorët e turistët.

“Po ndihem shumë i sigurtë këtu në Paris dhe mendoj se do të kalojmë festa të bukura. Ngjarja e Berlinit nuk duhet të na prishë atmosferën festive”, tha ai.

Ndërkohë nuk janë ndërmarrë masa shtesë në kryeqytetin belg, Bruksel, me ministrin e Brendshëm belg Jan Jambon që informoi në “Twitter” se kërcënimi për sulme do të vazhdonte të mbetej në nivelin 3, të një shkalle me 4 të tilla, transmeton tch.

Rreth sheshit ikonë të qytetit, “Grand Place”, dhe tregut më të afërt të Krishtlindjes, kamionët e mallrave vazhdonin rutinën e tyre të përditshme, ndërsa turistët e vendasit dukeshin të qetë. Edhe autoritetet gjermane kanë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë, por kanë bërë të ditur se nuk do t’i mbyllin tregjet.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori