LAJMI I FUNDIT:

Freskohu dhe Fito me Birra Peja

Freskohu dhe Fito me Birra Peja

Që nga data 11 qërshori, Birra Peja ka lansuar lojën e madhe shpërblyese “Më e mira shpërblen”, meqë rast do të ipen shumë dhurata me preminë kryesore Peugeot 308.

Gjiganti prodhues kosovar Birra Peja, që nga 11 qërshori ka bërë lansimin e lojës së madhe shpërblyese me sloganin “Më e mira shpërblen”. Shumë qytetarë sot janë njoftuar lidhur me lojën shpërblyese nëpërmes sms që kanë pranuar, nga shtypi ditor dhe mjetet tjera të informimit.

E tëra që duhet të bëhët është të mblidhen 10 kapakë të shishes pilsner dhe 2 kapakë të shishes familjare 2L, të vendosen në zarf, të shënohën emri, qyteti dhe numri i telefonit. Zarfat duhet të dorëzohen në kutitë e punuar enkas, të vendosura në të gjitha hipermarketet dhe supermarketet anëmbanë Kosovës.


Do të ipen shumë dhurata si skuterë, iphone, laptop, DVD player, mp3 player, bluza, kapela si dhe shumë dhurata tjera. Premia kryesore do të jetë Peugeot 308. Loja do të zgjatë deri me 6 gusht, ndërsa tërheqjet e shpërblimeve do të bëhën me 8 gusht në një emision special në RTV21 me fillim në ora 20:00. Emisioni do të këtë edhe karakter zbavitës i përcjellur me artistë dhe këngëtarë të njohur.

(Shkrim i sponsoruar)