Novak Djokovic nuk do të sanksionohet për prononcimin e tij të fundit politik për Kosovën, me organizatorët e French Open që thonë se një koment i tillë nga lojtarët është i pritshëm.
Megjithatë, Federata Franceze e Tenisit sugjeroi gjithashtu që atij i janë rikujtuar rregullat e Grand Slamit, të cilat minimalisht i ndalojnë lojtarët që të bëjnë deklarata për tema të diskutueshme jashtë sportit.
Të hënën pas raundit të tij të parë, Djokovic shkroi në lentet e kamerës: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.
Mesazhi i tij erdhi mes tensioneve në rritje dhe shpërthimeve të trazirave në veri të vendit tonë.
U lëshua një reagim i lehtë nga French Open që nuk i referohej specifikisht veprimit të tenistit serb, por që duhet të dënohet për një sjellje të tillë: “Mesazhet u përcillen ekipeve të çdo lojtari që përfshihet për çështje të tilla”.
Federata e Tenisit të Kosovës bëri thirrje që lojtari të sanksionohet, por që sipas MailSport kjo gjë nuk do të ndodhë tani për ani.
Mediumi anglez shton më tej se ky është një rast kur një shkelje ka të ngjarë të rezultojë në pasoja të rënda për këdo që flet në favor të luftës. /Telegrafi/