LAJMI I FUNDIT:

Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Sezoni i skijimit në Bjeshkët e Nemuna ka nisur zyrtarisht, i ilustruar nga fotografitë mbresëlënëse të realizuara nga Karolina Krasniska, në zonat e Gacaferit në Kosovë dhe Doberdolit në Shqipëri.

Ky është një bashkëpunim i veçantë mes Freeride Albania dhe Freeride Kosovo, të cilat bashkojnë përvojat dhe pasionin për sportet dimërore në këto male unike.

Freeride Kosovo ka çelur sezonin në Bjeshket e Deçanit, duke ofruar guida të posaçme freeride dhe momente adrenaline për të gjithë dashamirësit e sportit dimëror.


Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj turizmit të qëndrueshëm, Freeride Kosovo synon të ruajë bukuritë e paprekura të kësaj zone, ndërkohë që ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.

Në anën tjetër të kufirit, Freeride Albania ka vendosur bazën në fshatin piktoresk të Doberdolit.

Grupi i parë i mysafirëve ka ardhur përmes kompanisë holandeze Epique, duke shijuar peizazhet e papërsëritshme të Alpeve Shqiptare.

Fotografi nga Karolina

Fotografja Karolina Krasinska ka vizituar Bjeshklët e Nemuna, duke dokumentuar momentet më të veçanta të skijimit freeride dhe natyrës së mrekullueshme përreth. Fotot e saj pasqyrojnë jo vetëm emocionet e zbritjeve në dëborë, por edhe harmoninë mes aventurës dhe ruajtjes së ekosistemit malor.

Një sezon i ri, një eksperiencë e re

Duke bashkuar forcat, Freeride Albania dhe Freeride Kosovo synojnë të ofrojnë një spektër të plotë mundësish për entuziastët e skijimit:

Guida Profesionale: Ture freeride dhe shëtitje malore nën kujdesin e instruktorëve të specializuar.

Turizëm i Qëndrueshëm: Praktika miqësore ndaj mjedisit, bashkëpunim me komunitetin lokal dhe ruajtje e traditave të zonës.

Akomodime Autentike: Shtëpi pritëse dhe bujtina që ofrojnë rehati dhe mikpritje tradicionale.

Për të mësuar më shumë rreth Freeride Kosovo vizitoni https://kosovofreeride.com.

Për të mësuar më shumë rreth Freeride Albania vizitoni https://albanianfreeride.com.

Linku per foto: LINK freeride Kosovo, Per freeride Albania LINK

Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori