LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Ngjarjet në Vetëvendosje më sollën zhgënjimin më të madh në jetë (Video)

Krasniqi: Ngjarjet në Vetëvendosje më sollën zhgënjimin më të madh në jetë (Video)

Frashër Krasniqi, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se ajo që ndodhi në Lëvizjen Vetëvendosje ishte një nga zhgënjimet e tij më të mëdha në jetë.

Krasniqi, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do ta mohojë të kaluarën në Vetëvendosje, por nuk dëshiron më ta komentojë atë lëvizje, pasi është pjesë e një subjekti tjetër.

“Ka qenë një moment kur një pjesë e të rinjve e kemi kuptuar se Kosovën nuk po e priste një e ardhme e mirë, dhe kemi vendos me u përfshi në Lëvizjen Vetëvendosje. Shpresa ishte te kjo lëvizje, por edhe ky subjekt përfundoi si subjektet e tjera politike, që për mu ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha në jetë”, shprehet Frashër Krasniqi.


Deputeti i PSD-së thotë se ajo periudhë është ndër më të rëndësishmet që i ka pasur në jetë, përcjell Telegrafi.

“Kam nostalgji për të kaluarën time në një subjekt të caktuar, sepse është një pjesë e rëndësishme e jetës”.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes thotë se qëllimi i aksioneve ishte për të marrë vëmendje, duke krijuar një tronditje në shoqëri.

“Qëllimi i aksioneve tona, ishte të shkaktojmë tronditje në shoqëri”, thotë Krasniqi i cili merr shembull, përmbysjen e veturave të UNMIK-ut.

Krasniqi rrëfen për momentet e vështira kur ishte distancuar nga Vetëvendosje, dhe stigmatizimi që i është bërë për veprimet e marra.

“Na kanë thënë në rrugë se po paguheni nga Serbia, PDK-ja, dhe gjatë gjithë kohës na kanë thënë se këtë po e bëni për para”, është shprehur më tej deputeti Krasniqi./Telegrafi/

https://youtu.be/ifVzyA1KKBE

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori