Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në parim e ka votuar Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, ndonëse anëtarët e këtij komisioni u shprehën se duhet të bëhen disa ndryshime-plotësime.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu tha se në parim ky ligj duhet të kalojë, ndonëse ka disa kundërthënie në mes disa neneve.
Haxhiu po ashtu tha se përmes këtij ligji ka ndërhyrje në kompetenca të disa institucioneve. Si shqetësim ajo e përmendin kërkesën e të burgosurve për pakon ushqimore dhe shtimin e ditëve të pushimit.
“Kërkesat kryesore e të burgosurve janë që ta kenë të drejtën e pakos së ushqimit, siç e dini pas plotësimi-ndryshimit të ligjit. Njëra prej kërkesave kur shkojmë në vizitë në Qendra Korrektuese e kanë pakon e ushqimit dhe arsyetimi se pse është hequr pakoja e ushqimit për të burgosurit ka qenë për me e ndal kontrabandën, dhe kur kemi qenë në vizitën në qendrën korrektuese në Dubravë i kemi pyetur se a kanë ndal kontrabandën kjo, kanë thënë jo sepse kontrabandën mund ta ndalin skanerët e avancuar për të cilët asnjëherë nuk është ndarë buxhet. Ditët e pushimit siç e shihni janë shtuar nga 7 diku në 14, dikur në 21, por kur të mblidhen ndoshta dalin 21” , u shpreh Haxhiu.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, u shpreh se duhet që në burgje e Kosovës të krijohet mundësi që të burgosurit të rehabilitohen dhe të jenë më të ndërgjegjshëm kur dalin nga aty, pasi që një përpjekje e tillë sipas tij mungon.
“Nuk është mjaftueshëm, unë mendoj se duhet të punohet në këtë ligj ka të bëjë megjithatë me gjendjen dhe me pozitën e njerëzve që nuk kanë mundësi aq shumë me reagua për të ardhmen e tyre, por edhe për gjendjen e tyre, për të burgosurit. Te të burgosurit shihet vetëm pjesa e sanksioneve ne i trajtojmë me të drejtë dhe pa të drejtë nuk është me rëndësi se këta janë kriminelë, këta janë atje ku janë futur i shikojmë pak me sy negativ dhe në të vërtetë këtu edhe dështon, edhe shumica e ligjeve, por edhe vendeve te trajtimi i njerëzve që ua kanë hequr lirinë. Ajo që mua më ka munguar këtu është edhe një përpjekje shtesë e shoqërisë sonë, por përpjekja për t’i rehabilituar ata, risocializuar dhe kthyer siç kanë qenë vërtet njerëz të barabartë dhe të vlefshëm të kësaj shoqërie”, ka thënë ai.
Se burgjet e Kosovës nuk janë në gjendje shumë të mirë sa i takon rehabilitimit dhe edukimit e tha edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi.
“Në teori mendoj se Kosova është si shtet që ka zgjedhur orientimin rehabilitues dhe korrektues në raport me krimin dhe në raport me ata që e kryejnë krimin, mirëpo në praktikë Kosova e kam përshtypjen që më shumë ka sistem ndëshkues, kufizues sesa riedukues. Ky është problemi me sistemin korrektues në Kosovë në përgjithësi, sepse nuk ka riedukim dhe nuk e kam përshtypjen shumë se kjo varet vetëm nga ligji”, ka theksuar Krasniqi.
Në këtë mbledhje po ashtu u diskutua edhe për shkresat e Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës me emërtimin SPAK, përmes të cilave ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me mos njohjen e stazhit të punës.
Lidhur me këtë ankesë, anëtari i komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e ka konsideruar si vjedhje ndaj qytetarëve shkeljen e të drejtës të njohjes së stazhit nëse nuk i ke 15 vjet përvojë pune.
“Këtu mendoj se jo vetëm ligjvënësi kosovar, mendoj që kjo nuk është bash krejt punë e ligjvënësit kosovar, por edhe e ndërkombëtarëve për arsye të ndryshme, është bërë kështu, por kjo është një shkelje shumë e rëndë e të drejtave të njeriut, pensioni është e drejtë legjitime, pronë e secilit person, nëse një ditë ka punuar dhe ka paguar kontributet ajo është pronë e tij. Përcaktimi arbitrar 15 vite përndryshe nuk të pranohet stazhi i punës. Kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë e njerëzve që kanë paguar kontributet personale , dhe kjo duhet të hiqet”, tha Kurteshi, raporton KP.
Por edhe anëtarët e tjerë të Komisionit për Legjislacion u dakorduan që nuk duhet të ketë kufizime sa i takon njohjes së përvojës së punës.
Me qëllim të adresimit të këtij problemi anëtarët e Komisionit për Legjislacion u dakorduan të kërkojnë ndërmarrjen e nismës në këtë drejtim nga Komisioni për Shëndetësi, si dhe kërkohen ndryshime në amendament.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një shkrese ka kërkuar nga ky komision që në lidhje me dialogun me Serbinë të hartohet një plan veprimi. Me këtë rast kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu u shpreh se plani aktual mund të plotësohet tutje në këtë aspekt e mbikëqyrjes.
Kërkesa e KDI-së u mbështet edhe nga deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili kalimin e ligjit për dialogun me Serbinë e ka konsideruar si zhvillimin më të rëndësishëm në këtë proces.
“Konsideroj se zhvillimi më i rëndësishëm në raport me dialogun me Serbinë që ka ndodhur tash në Republikën e Kosovës, është fakti që ky dialog do t’i nënshtrohet në njëfarë mënyre monitorimit të drejtpërdrejtë nga Kuvendi, megjithëse do të krijohet një komision i veçantë për këtë punë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që dialogu të monitorohet dhe të raportohet për dialogun”, ka thënë ai.
Komisioni për Legjislacion ka formuar edhe grupin punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit.
Po ashtu komisioni e ka shqyrtuar ankesën për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë, ku anëtarët e këtij komisioni vendosën t’i drejtohen personave të ankuar me një shkresë ku do të jepeshin rekomandime se cilave institucioneve mund t’i drejtohen.
Lidhur me shkresën e Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë sa i takon Ligjit të Pagave, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu u shpreh se ndonëse është shqetësuese, dhe se do veprojnë në bazë të rrethanave të krijuara.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacione, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit u dakorduan në këtë periudhë të vitit të merren më shumë me monitorim të ligjeve, kryesisht të ligjit të konflikt të interesit dhe atij për përmbaruesit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti i keq, kapiteneria e portit të Vlorës pezullon lundrimin për tre ditë

Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker