Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili ishte arrestuar sot gjatë një aksioni të këtij subjekti politik kundër vendimit të Qeverisë për “tiketat ngjitëse”, ka thënë se kryetari i PSD-së, Daradn Molliqaj po mbahet në paraburgim me vendimin e prokurorisë.

Krasniqi, ka thënë se “pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj”.

“Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

lexo po astu

“Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s'don me pa e me kuptu: Paratë do t'ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t'ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset”.

“Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë”, ka shkruar ai.

artia Socialdemokrate (PSD) ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së Qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”, ndërkaq tetë nga personat pjesëmarrës në këtë aksion janë arrestuar. /Telegrafi/