LAJMI I FUNDIT:

Francezët “do të ruajnë” kufirin shqiptar (Video)

Francezët “do të ruajnë” kufirin shqiptar (Video)

Policë francez pritet të mbërrijnë në Shqipëri në muajin shtator për të ndihmuar kolegët e tyre shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në mënyrë që të parandalohen dhe shmangen rastet e shkeljes abuzive të rregullave të lëvizjes së lirë Schengen.

Ata do të ndihmojnë policët shqiptarë në mënyrë që të ndalohet udhëtimi i fëmijëve të pashoqëruar dhe të ulet numri i personave që udhëtojnë drejt Francës për të kërkuar azil, dy shqetësime këto që janë ngritur nga pala franceze prej kohësh.

Për konkretizimin e kësaj marrëveshje ka udhëtuar drejt Parisit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ku është takuar me ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb.


I pranishëm në delegacionin shqiptarë ishte dhe Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm dhe emri më i përfolur për ta rimarrë këtë detyrë në shtator, periudhë në të cilën pritet të mbërrijnë dhe policët e parë francezë në vendin tonë, transmeton tch.

Në marrëveshjen e rënë dakord mes dy vendeve nuk ka të përcaktuar një numër efektivësh që do të jenë në Shqipëri, por veç kontrolleve të përbashkëta në kufi, janë të parashikuara dhe një sërë masash, duke nisur që nga nxitja për kthimin vullnetar e deri tek masat informuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori