Ligji i premtuar nga presidenti Francois Hollande gjatë fushatës së vjetshme zgjedhore, nëse do të aprovohet do të bëjë të mundur martesën nga personat e të njëjtës gjini dhe do të lejojë çiftet homoseksuale dhe lesbike që të birësojnë fëmijë.

Aktualisht, socialistët e Hollande dhe aleatët e tyre kanë numrat e mjaftueshëm në Parlament për të kaluar ligjin.


Megjithatë, çështja ka fituar një ndjeshmëri të madhe publike, me protestat dhe kundër protestat që janë bërë gjithmonë e më të numërta në qytetet kryesore, transmeton TCH.

Midis 340-800 mijë francezë manifestuan në 13 janar në rrugët e Parisit për të kundërshtuar ligjin, por 125-400 mijë manifestuan në mbështetje të martesave të të njëjtës gjini ditën e diele.

Ndjeshmëria që ka fituar kjo çështje ka qenë befasuese edhe për vetë mediat franceze, gjithashtu të surprizuara nga vendosmëria me të cilën është kundërshtuar ligji nga francezët që mbështesin vlerat tradicionale familjare.

Aktualisht, çiftet LBGT në Francë zotërojnë të drejtën e bashkëjetesës civile, e cila u njeh të drejta të ngjashme me atë të një martese, përfshirë dëmshpërblime për prishjen e kontratës dhe u njeh çifteve mundësinë e trashëgimisë, por martesa ligjore dhe birësimi për pakicat seksuale është e i ndaluar me ligj. /Telegrafi/