Site icon Telegrafi

Franca do t’i dërgojë gjithashtu Ukrainës më shumë armë

Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar dërgesat e armëve në Ukrainë sot. Franca gjithashtu është zotuar të japë më shumë ndihmë ushtarake.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Zyra e Presidentit Emmanuel Macron që ka bërë të ditur se ky vend do të dërgojë armë dhe karburant mbrojtës, raporton Reuters.

Siç është thënë më tej, Franca do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Ndërkohë presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase. /Telegrafi/

Exit mobile version