LAJMI I FUNDIT:

Franca përkujton Ditën-D, marrin pjesë Trump dhe May

Franca përkujton Ditën-D, marrin pjesë Trump dhe May

Franca përkujton sot Zbarkimin e Aleatëve të 6 qershorit 1944, me pjesëmarrjen e Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Theresa May, në një kontekst diplomatik delikat, si edhe të 500 veteranëve, pjesa më e madhe e të cilëve është rreth moshës 100 vjeç.

’Sigurisht,  duhet që ne të nderojmë ushtarët që vdiqën gjatë Zbarkimit, veteranët e fundit, të pamposhturit. Përtej kësaj ky është imazhi i kombeve aleate të cilët në bashkëpunim mposhtën armikun. Ky është multilateralizmi i njëjtë me atë që synon presidenti i Republikës’’, deklaroi sekretarja e shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Geneviève Darrieussecq.

Shtrëngimi i duarve sot në mesditë mes Emmanuel Macron dhe Donald Trump do të vëzhgohet deri në detajin më të imët, në sfondin e vënies në pikëpyetje nga presidenti amerikan të këtij multilateralizmi.


Elizeja konfirmoi gjithsesi se besimi është në nivelin më të lartë me Uashingtonin. Takimi dypalësh është parashikuar rreth orës 11:30 GMT për një takim pasuar me një drekë pune.

Dy liderët e shtetit do të drejtojnë së bashkë rreth orës 09:00 GMT një ceremoni në varrezat amerikane të Colleville-sur-Mer, ku pritet të marrin pjesë rreth 12 mijë persona, një rekord sipas autoriteteve lokale. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Evropa
Kaos në parlamentin hungarez pas miratimit të ligjit që ndalon

Kaos në parlamentin hungarez pas miratimit të ligjit që ndalon "Paradën e Krenarisë"

Evropa
Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë

Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë

Evropa
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Evropa
Kalo në kategori