Franca bën dy ndryshime të minutës së fundit në listën e ekipit përpara se të shkojë në Katar

Ka ndryshime në listën e Përfaqësueses së Francës përpara se të niset për në Katar ku do të zhvillojë ndeshjet në Kupën e Botës.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka ftuar dy emra të rinj në listë.
Sulmuesi i Borussia Moenchegladbach, Marcus Thuram është emri i fundit që është shtuar në listën e Përfaqësueses franceze.
Ndërkohë ndryshimi tjetër ka ardhur në repartin e mbrojtjes.
Qendërmbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe është larguar nga lista dhe Axel Disasi është ftuar.
Deri ky ndryshim erdhi për arsyen se Kimpembe nuk arriti të rikuperohet me kohë dhe ylli i Monacos, Axel Disasi do ta zëvendësojë atë.
Franca ndodhet në Grupin D së bashku me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































