LAJMI I FUNDIT:

Fraksion + bëhet pjesë e PDK-së

Fraksion + bëhet pjesë e PDK-së

Ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të njohur si Fraksion + sot i  janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Fraksion + ka gjetur gatishmërinë për t’iu bashkuar konceptit më të zhvilluar të qytetarëve.

“Ky bashkim nuk është akt i njerëzve të pakënaqur, por forcë më e fuqishme e konceptit tonë të përbashkët. PDK do të vazhdojë të jetë vendi ku duhet të ofrohen intelektualët në mënyrë që ta fuqizojmë shtetin tonë”, ka thënë Veseli.


Ndërsa, Ajnishahe Halimi tha se nga sot Fraksion + i bashkëngjitet Partisë Demokratike të Kosovës, duke e parë që PDK ka qenë pjesë e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

“Organizata politike Fraksion +, pas përmbylljes së veprimtarisë së vet mbi njëvjeçare, njofton opinionin se tek Partia Demokratike e Kosovës ka gjetur ambientin më të përshtatshëm dhe hapësirën më të madhe për të dhënë kontributin dhe për të zhvilluar vizionin e vet politik dhe profesional, ku edhe e sheh mundësinë për t’i zbatuar aspiratat e veta programore të cilat i ka përfaqësuar gjatë gjithë kohës së veprimtarisë, që nga dalja në skenë e deri më sot”, thuhet në qëndrimin e tyre. /Telegrafi/