Bukuroshja 23-vjeçare, e cila ka një skenë ‘të nxehtë’ me bashkaktorin Shia LaBeouf në filmin “Transformers”, thotë se nuk i pëlqen të xhirojë skena seksuale, sepse në një mënyrë ngjan sikur njerëzit po paguajnë që ta shijojnë intimitetin e saj në ekran.

“Kur mendoj për skenat seksuale, ne aktorët u ngjajmë prostitutave. Ne paguhemi të nxisim joshje dhe dashuri. Dikush tjetër paguan që të na shikojë duke u puthur, duke u prekur... Është vërtet vulgare”, ka thënë Megan për revistën britanike “GQ”.