Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën për reforma brenda OBRM-PDUKM, duke e potencuar atë si një lëvizje që do të ndihmojë kastën politike në Maqedoni dhe do të sigurojë një demokraci stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.


''Lëvizje e mirëseardhur që do të ndihmojë partinë, më tepër një demokraci stabile në Maqedoni. Me qeveri dhe opozitë duke punuar së bashku për të arritur objektivat e jashtme politike-shtetërore'', ka shkruar Foure në Facebook.

Përndryshe, Foure, ka qenë një ndër negociatorët më të shquar për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni. Ai ka qenë një ndër kritikët më konstruktiv ndaj politikave të Gruevskit dhe në përgjithësi vendit. /Telegrafi/

Foure status ne FB