LAJMI I FUNDIT:

Fouere: Nisja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të jetë test për BE-në

Fouere: Nisja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të jetë test për BE-në

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni Erwan Fouere, në një deklaratë për AIM ka thënë se është i dëshpëruar nga kompromisi që Komisioni Evropian e bën me vendet që janë kundër zgjerimit të BE-së dhe paralajmëron se negociatat me Maqedoninë janë test për besueshmërinë e BE-së.

Fouere thekson se deklaratat e eurokomesarit Johannes Hahn për fazën përgatitore të negociatave, e cila ishte për skeptikët e zgjerimit, paraqet kompromis jo të mirëpritur, sikur shtyrja e raporteve të progresit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shqetësuese që Komisioni Evropian nuk i respekton afatet për raportet e progresit, që duhej të publikoheshin këtë javë. Mendoj se ky është gabim strategjik. E dimë pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë bëni kompromis, aq më shumë krijoni dyshime dhe aq më shumë e luani lojën e atyre që nuk duan zgjerim”, tha ish-abmasadori.


Sa i përket punës së Prokurorisë Speciale, Fouere thekson se ajo duhet të vazhdojë punën pa pengesa, ndërsa shpreh shqetësime për kufizimin e punës së PSP-së, si rezultat i kompromiseve me opozitën.

“Jam i shqetësuar kur i shoh kompromiset që bëhen në ligjin e ri për PSP-në, pasi kjo jep përshtypje se roli i ri mund të jetë i minuar. Prokuroria duhet të luajë rol kritik për të sjellur drejtësi për keqpërdorimet në të kaluarën. Të mos harrojmë se slogani i atyre që udhëhoqën fushatën për ndryshime ishte “pa drejtësi s’ka paqe””, tha Fouere.

Ai beson se edhe nëse nuk ka datë për negociatat me BE-në në muajin qershor, Qeveria dhe aktorët tjerë kryesorë nuk duhet të dorëzohen nga reformat dhe sipas tij, këtë askush nuk duhet ta përdorë për qëllime politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori