LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë më të veçanta të vitit 2021

Fotografitë më të veçanta të vitit 2021

Kritiku Kelly Grovier, ka zgjedhur 15 fotografitë më të mira të vitit 2021. Përzgjedhjen e publikuar nga BBC, Telegrafi e sjell si më poshtë.

FJALIMI I KONFERENCËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIME KLIMATIKE, TUVALU, NËNTOR 2021


Duke iu drejtuar konferencës së OKB-së në Glasgou, ministri i Jashtëm i Tuvalusë (shtet ishullor i Paqësorit), Simon Kofe, qëndroi në ujë i veshur me kostum e para një foltoreje, për të treguar se si rritja e niveleve të detit dhe kriza klimatike kërcënojnë kombin e tij. (Reuters)

SKULPTURA, ITALI, 2021

Një foto interesante që kinse përshkruan shpikjen e testit të koronavirusit, u përhap në mënyrë virale në mediat sociale, në nëntor të këtij viti. Në fakt, skulptura paraqet verbimin e ciklopit Polifem që mbante Odisenë dhe shokët e tij në shpellë. (Alamy)

AEROPLANI I FORCAVE AJRORE AMERIKANE, AEROPORTI I KABULIT, GUSHT 2021

Kur talebanët futen në kryeqytetin afgan, më 15 gusht, aeroplani që erdhi nga katari ishte shpresa e fundit për evakuim për shumë afganë. (Alamy)

ASTRONAUTËT, IZRAEL, 2021

Dy astronautë gjatë trajnimeve për misionin në Mars, në kraterin Ramon të shkretëtirës Negev në Izrael. (Getty Images)

PROTESTUESIT, SKOCI, NËNTOR 2021

Në kohën e mbajtjes Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, në Glasgou të këtij nëntori, aktivistët e grupit Rebelimi i Oqeanit demonstruan para rafinerisë INEOS. (Getty Images)

ZHYTËSJA, KINË, JANAR 2021

Në janar, një grua u fotografua duke u hedhur nga një bazament akulli në liqenin e ftohtë të Sheniangut, në provincën verilindore të Kinës, Liaoning. (Getty Images)

VAJZA, GAZË, MAJ 2021

Në eskalimin më të përgjakshëm – që nga viti 2014 – të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve, forcat ajrore izraelite shkatërruan shtëpinë e një vajze në Beit Hanoun të Gazës, më 24 maj të këtij viti. (Getty Images)

LIQENI, SERBI, 2021

Fotografia groteske me mbeturina që bllokon lumin Lim pranë qytetit Priboj të Serbisë. (Getty Images)

DJALOSHI, INDONEZI, 2021

Një tetëvjeçar kërkon lëmosh në rrugët e Depokut të Indonezisë. Lëkura e tij është e mbuluar me ngjyra toksike, që bëjnë që trupi i tij të duket si skulpturë. (Getty Images)

PROTESTAT NË KAPITOL, SHBA, JANAR 2021

Mbështetësit e Donald Trumpit që kontestonin zgjedhjen e Joe Bidenit për president të ShBA-së, përleshen dhunshëm me policinë e Kapitolit në Uashington, më 6 janar 2021. Këto pamje tronditën botën. (Credit: Getty Images)

ANIJA E KONTEJNERËVE “EVER GIVEN”, EGJIPT, MARS 2021

Kur një anije kolosale e kargove u bllokua në Kanalin e Suezit, krejt vëmendja e botës u përqendrua aty. (Alamy)

DJALOSHI, KENI, 2021

Në nëntor u shpallën fituesit e Fotografisë më të mirë Ambientaliste për vitin 2021. Në kategorinë e Klimës fitoi fotografia e një djali që në mënyrë surreale ka të lidhur respiratorin për një saksi lule. (Environmental Photographer of the Year 2021)

PIKTURA, FRANCË, TETOR 2021

Zjarrfikësit francezë gjatë ushtrimeve për mbrojtje nga zjarri, vendosin bezin në një nga thesaret e shumta të katedrales së Shën Andresë në Bordo të Francës. Vepra që shihet është e shekullit XVII, e punuar nga mjeshtri flaman Jacob Jordaens. Në të paraqitet Krishti i kryqëzuar. (Getty Images)

FËMIJËT, ETIOPI, KORRIK 2021

Një grup fëmijësh qëndrojnë nën një dru në kampin e refugjatëve të Eritresë, pranë fshatit Dabat, në verilindje të qytetit Gondar të Etiopisë. (Credit: Getty Images)

PUNËTORET SHËNDETËSORE, INDI, TETOR 2021

Për të shënuar dhënien e dozës një miliard të vaksinës kundër koronavirusit, katër infermiere nga spitali Ramaiah në Banglor, bëjnë një pozë që ngjanë me perëndeshën Durga (që ndërlidhet me fuqinë dhe mbrojtjen). (Credit: Getty Images)

/Telegrafi/