Fotografia më e mirë e Chris Fallowsit: Një peshkaqen i bardhë i madh fluturues!
Nga: Chris Fallows
Përgatiti për ditoren “The Guardian”: Edward Siddons
Përktheu: Telegrafi.com
Nuk ka specie më ikonike në planet sesa peshkaqeni i madh i bardhë. Të gjithë e dinë se çfarë janë, madje edhe në vendet e botës pa dalje në det, e njerëzit janë të magjepsur prej tyre. Peshkaqenët e mëdhenj të bardhë në Ishullin e Fokave, disa milje përgjatë ujërave të Gjirit të Rremë afër Kejptaunit, përdorin një teknikë të gjuetisë sipërfaqësore të quajtur çarje. Ata fshihen në thellësi duke pritur fokat që lëvizin përgjatë valëve, pastaj nisen me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt sipërfaqes. Fuqia e tyre absolute i nxjerr mbi sipërfaqe dhe përfundimet në këto çarje dramatike u bënë të famshme në kanalet e dokumentarëve në të gjithë botën.
Peshkaqenë priren të gjuajnë ndryshe, në varësi të mjedisit të tyre. Në Ishujt Farallon pranë San Franciskos, i heqin masat rrëshqitëse të fokave për t’ju rrjedh gjaku. Por, në Ishullin e Fokave, faktorë të caktuar mjedisorë nxisin këtë lloj gjuetie ajrore. Së pari është topografia ideale: cekëtinat kthehen shpejt në thellësi, që do të thotë se peshkaqenë që patrullojnë në ujërat më të thella mund ta befasojnë prenë e tyre. Dinakëria është çelësi. Së dyti, peshkaqenë janë në moshën e duhur. Peshkaqenë shumë të vegjël nuk kanë tendencë të ushqehen me gjahun e gjitarëve, ndërsa peshkaqenët e mëdhenj më të moshuar priren të gjuajnë kafshë më të mëdha, me lëvizje më të ngadalta. Pranë Ishullit të Fokave ka një mori të këtyre peshkaqenëve të rritur që janë të fortë dhe të shkathët që ta spastrojnë terrenin. Dhe, së fundmi, ka të bëjë me fokat. Janë sa duhet të vogla për të qenë pre ideale për të bardhët e mëdhenj adoleshentë. Këta faktorë kombinohen në Ishullin e Fokave si askund tjetër në Tokë, duke rezultuar me këtë shfaqje të pabesueshme ajrore.
Kur e bëra këtë fotografi, mendova se kisha diçka të veçantë, por ju kurrë s’e dini këtë derisa të zhvillohet ajo. Po fotografoja në film, kështu që nuk mund ta shihja në aparat. Por, kur e zhvillua në laborator të premten në mbrëmje, u thashë që të kenë më shumë kujdes sepse mendova se mund të kisha diçka. Ishte një pritje e gjatë në fundjavë.
Kur shkova në laborator, të hënën në mëngjes, të gjithë më duartrokisnin. E shikova foton e parë dhe ishte disi e butë (isha i sigurt që do të dështoj). Pastaj doli e dyta. Ishte e mprehtë. Vërsulja ishte thjesht e pabesueshme.
Si fotograf i natyrës së egër, kaloni orë të tëra duke u përqendruar, duke parë përmes një kuadri minutë pas minute, duke u ballafaquar me dhimbje nga përqendrimit … është proces me shumë energji. Nëse teshtini ose shikoni larg, mund ta humbni shansin tuaj. Deri sot, pavarësisht se kam kaluar më shumë se 3 500 ditë në det, nuk kam arritur kurrë ta kap një imazh kaq të fuqishëm dhe evokues si ky. Vitin e kaluar e bëra një fotografi të një peshkaqeni që hidhej shumë më lart, por nuk e kishte të njëjtin dinamizëm. Nuk mendoj se do ta realizoj ndonjëherë një pamje të tillë.
E realizuar në 2001, fotografia 4ishte një pikë kthese në karrierën time. Ndoshta është parë në më shumë vende se çdo imazh tjetër i kafshëve të egra detare: ka qenë në rreth 500 kopertina dhe faqe të para, si dhe në bilborde në gjithë botën. Vitin e kaluar e fitoi çmimin StART Global Eye, gati 20 vjet pasi e bëra.
Ka diçka frikësuese me këtë sukses. Ekipet dokumentareve nga e gjithë bota filluan të trokasin në derën time, duke dashur të vijnë e ta shohin këtë sjellje të mahnitshme të peshkaqenëve. BBC, National Geographic, Discovery Channel … erdhën deri në skajin më jugor të Afrikës.
Kafshët më kanë dhënë gjithçka. Ato janë arsyeja se pse zgjohem në mëngjes; arsyeja që unë fle për ta pritur të nesërmen. Tekefundit, edhe nëse është për arsye egoiste, doni të siguroheni se këto kafshë nesër do të jenë aty, sepse është gjë e këndshme të kalosh një kohë me to. Kjo fotografi është thirrje për veprim – për të mbrojtur kafshët dhe ekosistemet që e bëjnë planetin tonë atë që është.
“CV”-ja e fotografit Chris Fallows
Viti dhe vendi i lindjes: Johanesburg, Afrika e Jugut 1972.
Trajnimi: Autodidakt, por shumë njerëz më kanë frymëzuar duke më dhënë këshilla, përfshirë babanë tim, pastaj Tony Heald, Doug Perrine dhe Jim Watt.
Ndikimet: David Yarrow, Nick Brandt, Federico Veronesi dhe Bob Talbot.
Suksesi më i madh: Zbulimi i të bardhëve fluturues në Afrikë e Jugut më 1996 dhe, në aspektin fotografik, ky i imazh i vitit 2001 si dhe çmimi prestigjioz për të – StART Global Eye award, më 2020.
Dështimi: Duke i parë peshkaqenët e Afrikës së Jugut dhe botën e egër tek zhduket e politikanët duke lejuar që kjo të ndodhë.
Këshilla kryesore: Njihi dhe respektoi subjektet tua dhe kujtohu se është privilegj të ndash me ta shoqërinë!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025