Thashethemet për mundësinë e transferimit të Hakan Calhanoglut te Juventusi janë intensifikuar, pasi mesfushori e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët me Merih Demiralin të realizuar në Torino.

Mesfushori i Milanit ka kontratë deri në verën e ardhshme, ndërsa nuk është duke arritur marrëveshje me Rossonerët për rinovimin e saj.


Futbollisti turk paguhet 2.5 milionë euro në sezon në San Siro, ndërsa agjenti i tij ka kërkuar gjashtë milionë euro në vit për ta zgjatur kontratën.

demiral 1 e1606209073808 (Foto: InstaStory/hakancalhanoglu)

Dhe derisa marrëveshja nuk po arrihet, mediat sportive janë duke spekuluar për klubet se ku mund ta vazhdojë karrierën. Një prej tyre është kampioni italian, Juventus.

Ndërsa fotografia e Calhanoglut me bashkëkombësin e tij, Merih Demiral, në qytetin e Bianconerëve, Torino, i ka shtuar akoma më shumë thashethemet se mund t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app