LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti

Fotografia e arrestimit të Justin Timberlake shndërrohet në vepër arti

Muajin e kaluar, Justin Timberlake, u arrestua për shkak se po voziste në gjendje të dehur.

Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje ka marrë vëmendje të madhe në internet, e madje janë krijuar edhe ‘meme’ të ndryshme.

Tani, fotografia e arrestimit të yllit të famshëm është shndërruar në një pjesë të artit të stilit ‘Warhol’ nga artisti Godfrey Lohman.


E titulluar “Tuesday Night Out Featuring Justin Timberlake”, pjesa është e ekspozuar në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, New York.

“Reagimi im ishte, “Oh Zoti im! Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme”, tha pronari i galerisë Romany Kramoris për Page Six pasi pa për herë të parë punën e Lohman.

Justin Timberlake tallet me arrestimin e tij gjatë një koncerti në Boston
Lexo po ashtu Justin Timberlake tallet me arrestimin e tij gjatë një koncerti në Boston

Galeria me sa duket ka shitur “dy ose tre” pjesë, të cilat kushtojnë 520 dollarë.

Sag Harbor është vendi ku Timberlake ishte jashtë duke pirë natën kur u arrestua, pasi u ndalua me dyshimin se po drejtonte në një “gjendje të dehur”.

Këngëtari – albumi më i fundit i të cilit “Everything I Thought I Ëas” doli në mars – u dënua me një akuzë të vetme për kundërvajtje dhe u lirua menjëherë. /Telegrafi/