Jean-Claude Arnault përballet me rrezikun për gjashtë vjet burg në Suedi, nëse gjendet fajtor nën akuzat për dhunim.
Fotografi francez, Jean Claude Arnaul, i cili është i martuar me Katarina Frostenson, një nga anëtarët e bordit të Akademisë së Nobelit në Suedi, sot është akuzuar edhe zyrtarisht për dhunim.
Skandali me akuzat ndaj tij tronditi tërë Suedinë dhe mbarë botën e artit dhe shkencës, meqë si pasojë e tij dhe dyshimeve se ai dhe bashkëshortja e tij kishin rrjedhë informacione për fituesit e çmimeve nobel, bëri që këtë vit Akademia të anulojë ndarjen e çmimeve nobel për letërsi.
Jean Claude Arnault akuzohet për abuzim seksual në dy raste të ndara nga një Prokuror në Stokholm të Suedisë.
Nëse ai shpallet fajtor rrezikon gjashtë vjet burg efektiv.
“Mendoj se provat mbështetëse janë të fuqishme dhe të mjaftueshme për të akuzuar atë”, ka thënë prokurorja Christina Voigt të martën para mediave, raporton “The Guardian”, përcjell kp.
Arnault, i cili ka udhëhequr një forum letrar në Stokholm, akuzohet se kishte dhunuar seksualisht një vajzë në tetorin e vitit 2011 dhe sërish në dhjetor të vitit 2011.
“Në njërin nga dhunimet e supozuara ka pasur edhe dhunë”, ka thënë prokurorja Voigt. “Dhe në rastin tjetër, viktima ka qenë në gjumë”, ka treguar ajo.
Policia tashmë ka intervistuar viktimat dhe disa dëshmitarë, si dhe vetë Arnault. Ky i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
“Ai është i shqetësuar dhe i dorëhequr”, ka thënë avokati i tij Björn Hurtig.
“Kjo është totalisht gabim dhe ai është komplet i pafajshëm”, ka thënë avokati i Arnault.
Tetëmbëdhjetë vajza në nëntor të vitit të kaluar e kishin akuzuar Arnault në një gazetë të titulluar Dagens Nyheter për abuzime dhe ngacmime seksuale.
Arnault po ashtu ka qenë i dyshuar se kishte rrjedhur informata në lidhje me fituesit e nobelit për letërsi shtatë herë brenda vitit 1996. Akuza që ai i mohon. Tre anëtarë të Akademisë së Nobelit tashmë kanë dhënë dorëheqje si pasojë e skandalit.
Në maj Akadamia prestigjioze suedeze njoftoi se ka shtyrë çmimin Nobel për letërsi për këtë vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët