LAJMI I FUNDIT:

Kosova, pak ditë pas çlirimit (Foto)

Kosova, pak ditë pas çlirimit (Foto)
KOSOVO. Pec. July 1999. Kosovars pass by barbed wires.

Kosova feston sot 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.

Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare.


Por në agjendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruajnë mediat shqiptare.

Ndërsa seanca solemne e kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkohë këto foto tregojnë se si ishte Kosova vetëm pak ditë pas çlirimit.

Fotot janë bërë nga A. Abbas në korrik të vitit 1999.