Shkencëtarët kanë studiuar gjetjet e fundit fosile dhe kanë zbuluar se është ndoshta zvarraniku më i madh detar që ka notuar ndonjëherë nëpër oqeane. Është një krijesë më e gjatë se dy autobusë që kanë jetuar 202 milionë vjet më parë, kur kanë ekzistuar edhe dinosaurët. Nofulla e tij e fosilizuar u gjet në vitin 2016 nga një gjuetar fosilesh në një plazh në Somerset, Britania e Madhe.
Në vitin 2020, baba dhe vajza gjetën një tjetër kockë nofull të ngjashme në të njëjtën zonë. Ekspertët thonë se fosilet vijnë nga dy zvarranikë gjigantë ichthyosaur, të cilët mund të kenë qenë 25 metra të gjatë. Një ichthyosaur është një zvarranik i zhdukur si peshku i gjinisë Ichthyosauria. I ngjante një delfini të ditëve moderne, raporton bbc.
“Bazuar në përmasat e nofullave, njëra prej të cilave është më shumë se një metër e gjatë dhe tjetra dy metra, mund të përfundojmë se e gjithë kafsha mund të jetë rreth 25 metra e gjatë, pothuajse e njëjtë me një balenë blu”, tha paleontologu Dean Lomax nga Universiteti i Bristolit.
“Por gjetjet shtesë, si një kafkë dhe skelet i plotë, nevojiten për të konfirmuar madhësinë e saktë të krijesës. Ichthyosauri gjigant vdiq në një zhdukje masive dhe ichthyosaurët që jetuan më vonë nuk arritën kurrë atë madhësi”, shtoi ai.
Paul de la Salle ka mbledhur fosile për 25 vjet dhe hasi në kockën e nofullës në vitin 2016 teksa po kërkonte plazhet e Somerset. Një fosil i dytë i nofullës u gjet në vitin 2020 nga babai dhe vajza Justin dhe Ruby Reynolds 10 kilometra poshtë bregut në Blue Anchor.
“Isha me të vërtetë, shumë e emocionuar. E dija se tani kishim një nofull tjetër të madhe”, tha Lomax. De la Salle nxitoi menjëherë në plazh pas zbulimit për të ndihmuar ekspertët të gjenin më shumë mbetje.
“Isha duke gërmuar në baltë të trashë. Pas rreth një ore, godita diçka të fortë. Ne gjetëm një kockë të ruajtur në mënyrë të përsosur”, tha ai.
Pas analizimit të fosileve të gjetura, ekspertët arritën në përfundimin se bëhej fjalë për një specie të re ichthyosaur, të cilin e quajtën Ichthyotitan severnensis. Mostra e gjetur nga De la Salle ishte në garazhin e tij në kohën e analizës. Së shpejti do të ekspozohet publikisht në Muzeun e Bristolit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?