Foshnja dymuajshe e mbuluar nën rrënoja në Turqi shpëtohet pas 128 orësh

Një foshnjë dymuajshe u shpëtua pas 128 orësh kërkimi në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga tërmeti në lagjen Antakya të Hatay në Turqi.
E pavetëdijshme për gjithçka, trupi i saj vogël u nxor nga grumbujt e rrënojave i padëmtuar.
Foshnja u mor me barelë dhe u dërgua në ambulancë. Më pas u dërgua në spital për mjekim, transmeton Telegrafi.
Sipas Al Jazeera-s, 16 foshnja u transferuan nga epiqendra e tërmetit, Kahramanmaras në kryeqytetin Ankara, nga autoritetet turke.
Të gjithë këto foshnja janë identifikuar por autoritetet nuk kanë mundur të kontaktojnë familjet e tyre.
Ndryshe numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 25 mijë, lëkundjeve të mëdha të hënën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































