LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° clearsky_night

Forumi i Paqes në Pejë mirëpret liderë nga mbarë bota

Forumi i Paqes në Pejë mirëpret liderë nga mbarë bota

Forumi Vjetor i Paqes në Pejë në bashkëpunim me Forumet e tjera të mëdha të Paqes si Forumi i Paqes në Paris, Bazel, Abu Dabi dhe qendra tjera të Paqes do të bashkojë çdo vit liderë të paqes, ekspertë të teknologjisë, specialistë të shëndetit, ekspertë të mediave, edukatorë të paqes dhe vendimmarrës nga mbarë bota për të eksploruar potencialin për ndërtimin e një paqe të qëndrueshme në botë.

Përkrahur nga Rotary Club Peja dhe Universiteti “Haxhi Zeka” Edicioni i Parë i Forumit të Paqes këtë vit ka temën “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”.

Në qytetin e bukur të Pejës, paqendërtues dhe ekspertë të fushave të ndryshme do të ndajnë përvojën e tyre në ndërtimin e kulturës së paqes, tolerancës dhe të mirëbesimit.


Themeluesi i Forumit të Paqes në Pejë, Neshad Asllani njoftoi që Forumi do të trajtojë nevojën urgjente për ndërtimin e besimit në familje, në komunitet dhe në mes të fqinjëve.

“Paqja dhe konflikti fillojnë në familje, ato ushqehen në komunitet dhe zgjerohen globalisht. Ndërtimi i besimit, toleranca dhe e vërteta janë parakushte për paqe të qëndrueshme. Forumi i Paqes në Pejë do të trajtojë edhe shkaqet e Varfërisë, Pabarazisë dhe Padrejtësisë. Këtë vit Forumi do të fokusohet edhe në shkaqet e Mosbesimit, Zhgënjimit dhe të Paragjykimit. Paqja duhet ndërtuar edhe në një mjedis të polarizuar ku bota është e ndarë”.

Në edicionin e parë të Forumit të Paqes folës do të jenë liderë të Paqes dhe Edukimit nga SHBA, Italia, Gjermania, Ukraina, Japonia, Estonia, Kolumbia, Shqipëria dhe Kosova.

Sipas dr. Asllanit, radikalizmi dhe ekstremizmi po bëhen më të rrezikshëm dhe më me ndikim, ato zhvillohen aty ku mungon edukimi cilësor dhe fokusi është i gabuar dhe i shpërqendruar në gjëra më pak të rëndësishme.

“Edukimi është mjeti më i mirë për të luftuar dhunën duke pajisur qytetarët me aftësi të të menduarit kritik. Objektivi ynë për zhvillim ekonomik dhe edukim të qëndrueshëm mund të reduktojnë dhe përfundimisht eliminojnë terrorizmin, radikalizimin, dhunën dhe ekstremizmin në shoqëri”, tha ai.

Edicioni i Parë i Forumit të Paqes në Pejë do të mbahet më 11 shtator 2024, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, një institucion i rëndësishëm arsimor në Kosovë.

Tema e këtij viti “Ndërtimi i Paqes në një Botë Rivaliteti”, do të trajtojë nevojën urgjente për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve në një dekadë të mosmarrëveshjeve, mosbesimit dhe pasigurisë në rritje.

“Gjithashtu, Forumi do të vazhdojë të fokusohet në ndërtimin e kulturës së komunikimit dhe dialogun si parakushte për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Tema e këtij viti na kujton se paqja është rezultat i veprimit dhe ajo nuk arrihet në mënyrë automatike.

Qytetarë të dashur, në këtë moment të historisë së njerëzimit, ne synojmë të kontribuojmë në të menduarit ndryshe dhe të vepruarit ndryshe. Forumi i Paqes në Pejë do të fokusohet në krijimin e mundësive për instalimin e etikës në udhëheqje, vendosjen e ligjshmërisë në qeverisje dhe rivendosjen e punës ekipore në lidership”, porositi Dr. Asllani.

FORUMI I PAQES NË PEJË – NË KËRKIM TË NJË MENDIMI TË RI PËR NJË BOTË TË RE.

Në trend

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Shëndetësi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Kalo në kategori