Kosova Finance Forum, është forumi më i madh Financiar në Kosovë, që po vjen per herë të parë për të gjithë njohësit e ekonomisë dhe për palët që investuan për të ardhmen financiare të Kosovës.

Kosova Finance Forum - KFF, është pjesë e platformës unike, Kosova Business Forum, dhe ka si qëllim të theksojë rolin kyç të sektorit financiar në zhvillimin ekonomik në Kosovë. 


Forumi do të ofrojë një gamë aktivitetesh, duke përfshirë diskutime në panele me ekspertë të sektorit financiar, prezantime individuale nga kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Por, nuk do të mungojnë  punëtoritë me temat më interesante, përfshirë inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, raportimin financiar dhe ekonominë e gjelbër.

Në këtë edicion, të pranishëm do të jenë më shumë se 50 folës, nga Prishtina, Tirana, Podgorica dhe Shkupi, dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme evropiane si, Frankfurti, Londra, Parisi dhe Uashingtoni.

Andaj, dy ditët, nga 19 deri më 20 maj, 2025 në Emerald Hotel, do të jenë ditët e mundësisë së bashkëpunimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive mes të  gjithë pjesëmarrësve.  

Kosova Finance Forum, përkrahet nga Banka Qendrore e Kosovës - BQK si partner institucional, poashtu nga IFC si sponsor institucional. Ndërkaq, në edicionin e parë të forumit sponsor gjeneral është NLB Banka.

Partner institucional:

Logo BQK  01 scaled

Sponsor institucional:

Sponsor gjeneral:

E një nga risitë e këtij edicioni është edhe promovimi i Revistës “Kapitali”,  e para revistë për ekonominë dhe biznesin në Kosovë.

Që të bëheni pjesë e Kosova Finance Forum 2025, ju duhet të siguroni biletën tuaj përmes këtij LINKU.