Lojtarët kinezë nuk mund të shijojnë më lojën e njohur Fortnite, u konfirmua këtë javë.
Fortnite nuk është i disponueshëm për kinezët që nga e hëna pasi u tërhoq nga ky treg pas një periudhe prove dhe arsye janë rregullat strikte të Kinës në lidhje me sektorin e lojërave dhe teknologjisë.
Në fillim të këtij muaji, zhvilluesi Epic Games njoftoi se do të mbyllte serverët e tij Fortnite për shkak të sfidave të paraqitura nga kufizimet strikte të qeverisë kineze në sektorët e lojërave dhe teknologjisë.
Kështu që nga e hëna kinezët nuk kanë akses në Fortnite, siç tregojnë postimet në rrjetet sociale.
Testimi beta i Fornite në Kinë filloi në vitin 2018, por loja nuk mori kurrë miratimin zyrtar të qeverisë, gjë që e bëri të vështirë për Epic Games të fitonte para nga përmbajtja e lojës.
Kina filloi një përballje me industrinë e lojërave disa vite më parë dhe po kërkon të bllokojë përmbajtjen që konsideron se përshkruan dhunën e tepruar.
Kjo situatë e detyroi Tencent të ofronte një version jo të dhunshëm të lojës mega-popullore PUBG në Kinë.
Përveç “promovimit të dhunës”, Kina gjithashtu dëshiron të reduktojë kohën që të miturit kalojnë duke luajtur lojëra.
Kohët e fundit, koha e lejuar për lojërat në internet për moshat nën 18 vjeç është reduktuar në një orë, ose midis orës 20:00 dhe 21:00 të premteve, fundjavave dhe festave.
Media shtetërore në Kinë vlerësoi më parë se rreth 82.5 për qind e të miturve në Kinë luajnë lojëra rregullisht në internet dhe se 13.2 për qind e asaj grupmoshe luajnë lojëra celulare më shumë se dy orë në ditë gjatë javës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi