Gjatë periudhës së Festivalit të 15-të të ''Aktori i Evropës'' është formuar seksioni maqedonas në Asociacionin Botëror të Kritikëve të Teatrit, me seli në Paris.

Në këtë asociacion bëjnë pjesë 112 vende me mbi 7000 anëtarë, kurse seksionit maqedonas tashmë i janë bashkangjitur rreth 15 kritikë letrarë dhe teatrologë.


Hristo Petreski është zgjedhur për kryetar të seksionit. Ai është profesor në ESPA në Shkup, kurse sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Trajçe Kacarov.

Përndryshe, në kongresin botëror që do të mbahet në Stokholm, për herë të parë do të merr pjesë edhe një delegacion i Maqedonisë, si edhe do të prezantohet libri ''Kritika teatrale maqedonase''./Telegrafi/