Gjatë ditës së martë është konfirmuar transferimi i Fredit nga Shakhtar Donetsku te Manchester Unitedi për 59.5 milionë euro.

Mesfushori brazilian është vetëm një prej yjeve të shumta që janë larguar nga klubi ukrainas në vitet e fundit.


Me këtë rast jua sjellim një formacion fantastik lojtarësh në rast se Shakhtari do t'i mbante disa prej lojtarëve që janë larguar.

Portier: Andriy Pyatov

pyatov (Foto: Getty Images)

Ai vazhdon t'i qëndrojë besnik skuadrës ku luan që nga viti 2007.

Mbrojtës

Darijo Srna

srna (Foto: Getty Images)

Ka qenë pjesë e Shakhtarit nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Dmytro Chygrynskiy

dmytro (Foto: Getty Images)

Ka qenë pjesë e klubit ukrainas nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Ivan Ordets

IvanOrdets (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi ukrainas është huazuar disa herë te Illichivets Mariupol.

Ismaily

Ismaily (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i majtë brazilian luan te klubi ukrainas nga viti 2013.

Mesfushorë

Fred

Fred1 1 1 (Foto: Getty Images)

Ditë më parë mesfushori iu bashkua Manchester Unitedit.

Fernandinho

Fernandinho (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi defensiv është larguar nga Shakhtari në vitin 2013 duke iu bashkuar Manchester Cityt.

Willian

willian (Foto: Getty Images)

Anësori fantastik u largua nga klubi ukrainas në vitin 2013, ndërsa aktualisht luan te Chelsea.

Henrikh Mkhitaryan

Mikhtaryan (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Arsenalit dikur luante te Shakhtar Donetsku (2010–2013), nga ku u transferua te Borussia Dortmundi, pastaj Manchester Unitedi dhe në fund te Topçinjtë.

Douglas Costa

costashakhtar (Foto: Getty Images)

Anësori mbresëlënës që tash bart fanellën e Juventusit, luante në Ukrainë në vitet 2010–2015. Më pas u transferua te Bayern Munichu dhe pastaj te Zonja e Vjetër.

Sulmues: Alex Teixeira

Alexx (Foto: Getty Images)

Futbollisti ofensiv ishte pjesë e Shakhtarit gjatë viteve 2010–2016 dhe më pas e vazhdoi karrierën në Kinë (Jiangsu Suning). /Telegrafi/

telegrafi sport app