Ka përfunduar sezoni 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës, derisa Telegrafi si gjithnjë ju sjell formacionin më të mirë të sezonit.
Mëkat që duhet kufizuar në vetëm 11 futbollistë, pasi shumë më tepër kanë treguar paraqitje fantastike këtë edicion dhe kanë merituar të jenë pjesë e 11-shes më të mirë të sezonit.
Gjithsesi redaksia e Sportit në Telegrafi.com ka vendosur për lojtarët që kanë shfaqur formën më të mirë, kanë pasur statistikat më të mira, por edhe arritjet me ekipet e tyre.
Gjatë 36 xhirove në elitën e futbollit kosovar, Telegrafi ka zgjedhur formacionin e javës dhe tani është koha për të sjell 11 futbollistët më të mirë të sezonit.
Ilir Avdyli është portieri i sezonit. Llapjani ka shfaqur formën më të mirë këtë edicion, duke shkëlqyer me pritjet e tij dhe ka pasur mesatarisht 2,7 pritje për ndeshje.
Nga 34 ndeshje sa ka mbrojtur këtë edicion, Avdyli ka pësuar 26 gola derisa ka mbajtur 16 herë portën e paprekur.
Besnik Krasniqi ishte pika më e ndritshme e Dritës këtë edicion, me klubin gjilanas që sërish mbeti pa trofe.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon me tetë gola dhe nëntë asistime në 33 ndeshje sa ka zhvilluar.
Ai përpos krahut të djathtë të mbrojtjes në disa ndeshje ka luajtur edhe si mesfushor qendror duke qenë lider i padiskutueshëm i bardhekaltërve.
Në qendër të mbrojtjes është Lumbardh Dellova i Ballkanit, apo lojtari i vitit që lamë pas në Kosovë.
Dellova ka pasur një tjetër sezon të jashtëzakonshëm duke u kurorëzuar me titullin kampionit te Ballkani dhe në 32 ndeshje sa zhvilloi në Superligë realizoi edhe tre gola dhe dhuroi dy asistime.
Përveç që dha kontribut në ofensivë, Dellova në mbrojtje ishte i pakalueshëm dhe lider i Ballkanit të Ilir Dajës.
Tandem me Dellovën në qendër të mbrojtjes është Ilir Krasniqi i Llapit.
Mbrojtësi i talentuar ka pasur një sezon shumë të mirë dhe ishte lider i llapjanëve në prapavijë në luftën për titull të kampionit deri në xhiron e parafundit.
24-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje me Llapin këtë edicion, derisa realizoi një gol dhe kishte 4,5 ndërprerje të aksioneve për ndeshje dhe 14 topa të rikuperuar.
Një nga zbulimet e këtij edicioni në repartin defensivë padyshim që ka qenë Arlind Veliu i Malishevës.
Mbrojtësi i majtë ishte i pakalueshëm në krahun e tij, derisa ka dhënë kontribut të madh edhe në ofensivë me një gol dhe gjashtë asistime.
Në mesfushë është kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc i cili udhëhoqi skuadrën drejt titullit të tretë të kampionit.
30-vjeçari ishte fantastik këtë edicion, derisa në 32 ndeshje realizoi edhe gjashtë gola dhe asistoi në tre të tjerë.
Një nga më të mirët këtë edicion në repartin e mesfushës padyshim se ka qenë Drilon Islami i Prishtinës.
Mesfushori ferizajas ka qenë lider te bardhekaltërtit dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke u konsideruar shpesh herë si mesfushori defensivë më i mirë në vendin tonë.
Islami ka zhvilluar 33 ndeshje me kryeqytetasit këtë edicion duke realizuar dy gola, derisa ka rikuperuar mesatarisht 13,3 topa për ndeshje, derisa ka pasur 11,4 duele të fituara për ndeshje.
Një tjetër yll që ka shndritur këtë edicion në mesfushë ka qenë Etnik Brruti i Malishevës.
Mesfushori kaçanikas ishte fantastik duke dërguar skuadrën në Ligën e Konferencës, derisa realizoi edhe pesë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 36 ndeshje duke mos e humbur asnjë takim.
Brruti ishte fantastik dhe falë paraqitjeve të mrekullueshme pritet edhe të largohet nga futbolli kosovar.
Për repartin ofensivë nuk duhet shumë fjalë, pasi statistikat tregojnë më së miri se çfarë sezoni kanë pasur treshja Hazrollaj, Hyseni dhe Gripshi.
Drilon Hazrollaj është i vendosur në krahun e majtë të sulmit, ky ai pati sezonin më të mirë në karrierë.
20-vjeçari ka luajtur në 33 ndeshje këtë edicion në Albi Mall Superligë derisa kishte statistika fantastike me 25 gola dhe nëntë asistime.
Në qendër të sulmit është top shënuesi i sezonit, Muhamet Hyseni.
Sulmuesi llapjan ishte i pandalshëm këtë edicion duke realizuar 26 gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë në 34 ndeshje të zhvilluara.
23-vjeçari falë golave të tij e mbajti Llapin në garë për titull deri në 180 minutat e fundit, derisa falë paraqitjeve spektakolare ai mori ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Pa Nazmi Gripshin nuk do të kishte kuptim formacioni i sezonit. Sulmuesi durrsak ka qenë padyshim futbollisti më meritor që Ballkani u shpall kampion i Kosovës.
Gripshi realizoi 15 gola dhe asistoi në pesë të tjerë në 31 ndeshje këtë edicion.
Në ndeshjet kryesore të Ballkanit në fund të sezonit, Gripshi erdhi në shprehje duke realizuar pesë gola radhazi.
Trajneri fitues nuk kontestohet dhe kështu është këtë edicion Ilir Daja.
Tiranasi udhëhoqi Ballkanin në titullin e tretë radhazi dhe pavarësisht disa luhatjeve në formë të skuadrës, në fund ai së bashku me futbollistët e tij morën trofeun e shumëkërkuar.
Është hera e tretë që Daja zgjidhet trajneri i sezonit në Superligë.
Sigurisht që shumë më shumë lojtarë se 11 kanë merituar të jenë në formacionin e sezonit, pasi paraqitjet e tyre ishin fantastike.
Në portë formë të shkëlqyer treguan edhe Aridon Bllaca i Gjilanit, por edhe Enea Koliçi apo Faton Maloku.
Përveç katër mbrojtësve në formacion titullar kanë merituar të jenë edhe emrat e tjerë si Armend Thaqi e Gentrit Halili (Ballkani), Leotrim Bekteshi e Ilir Blakcori (Llapi) e Egzon Bejtullai (Drita).
Në mesfushë formë të shkëlqyer këtë edicion kanë shfaqur emra si Kushtrim Shabani (Gjilani), Albert Dabiqaj (Drita), Ardian Muja (Prishtina).
Ndërkohë në sulm formë të shkëlqyer këtë edicion kanë shfaqur emra si Almir Kryeziu (Ball), Blerim Krasniqi (Drita), Senad Jarovic, Oltion Bilalli (Gjilani) dhe Altin Aliu (Malisheva). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Tifozët e Atleticos pështynë Thibaut Courtoisin pas fitores së Real Madridit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker