LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i preferuar i tifozëve të Realit për ndeshjen kundër Bayernit

Formacioni i preferuar i tifozëve të Realit për ndeshjen kundër Bayernit
Foto: Getty Images

Më shumë se 30 mijë tifozë të Real Madridit kanë votuar për formacionin startues që e duan për ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Los Blancos kanë udhëtuar në Allianz Arena për takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve kundër bavarezëve, ndërsa as.com ka bërë një sondazh për formacionin e preferuar të tifozëve madrilenë.

Rezultati i sondazhit ka dhënë një skuadër të ngjashme me atë të finales së Cardiffit, por në formacion mungon Karim Benzema.


Karim Benzema dhe Gareth Bale nuk janë të preferuarit e tifozëve (Foto: Getty Images)

Tetë lojtarë janë të padiskutueshëm kur është fjala për njëmbëdhjetëshin bazë të Realit, sipas tifozëve dhe ata kanë marrë më shumë se 94 për qind të votave për pozitën ku luajnë.

Të gjitha lajmet për Real Madridin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Real Madridin

Këtu bëjnë pjesë: portieri Keylor Navas, kapiteni Sergio Ramos, mbrojtësit tjerë Dani Carvajal, Raphael Varane e  Marcelo, mesfushorët Luka Modric dhe Toni Kroos, si dhe superylli Cristiano Ronaldo.

Superylli Cristiano Ronaldo i pakontestueshëm (Foto: Getty Images)

Tre të tjerët kanë marrë përqindje më të vogël të votave, por e kanë siguruar vendin në ekipin bazë, gjithmonë sipas tifozëve, janë Casemiro (85.79 %), Isco (81.82 %) dhe Marco Asensio (59.56 %).

Lucas Vazquez ishte shumë pranë (40.92 %), por ka mbetur jashtë formacionit startues.

Në bankën rezervë atij i janë bashkuar edhe Karim Benzema, Gareth Bale, Mateo Kovacic, Jesus Vallejo, Theo Hernandez e Luca Zidane – të cilët kanë marrë më pak se 20 për qind votash për pozitat e tyre.

Vendimi i takon trajnerit Zinedine Zidane (Foto: Getty Images)

Pritet të shihet nëse Zinedine Zidane do të ketë mendim të ngjashëm me dëshirat e tifozëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Argjentinë: Presidenti i klubit kapet nga kamera duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti

Skandal në Argjentinë: Presidenti i klubit kapet nga kamera duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti

Ligat tjera
Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

La Liga
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

De Bruyne emëroi lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori